Shaqiri në ekipin e javës në Zvicër

Ylli shqiptar është rikthyer në top formë në Superligën zvicerane The post Shaqiri në ekipin e javës në Zvicër appeared first on Albinfo.

Shaqiri në ekipin e javës në Zvicër

Xherdan Shaqiri po kalon në formë të jashtëzakonshme në Superligën zvicerane.

Ai ka 13 gola e 14 asistime, duke qenë njëri nga lojtarët më të mirë në Superligën e Zvicrës, njofton albinfo.ch.

Xherdani shënoi dy gola për Baselin në derbin ndaj Zurichut, në fitoren prej 0:4 të skuadrës së tij.

Ai është përfshirë në ekipin e javës, duke marrë notën 8.8.

Edhe futbollisti i Kosovës, Donat Rrudhani ka gjetur veten në formacionin e javës.

Rrudhani ishte i pandalshëm për Luzernin, pasi fituan 5:0 ndaj Young Boys Bern.

Në këtë sfidë Rrudhani ishte më i miri në fushë duke shënuar një gol dhe duke asistuar në një tjetër. Ai u notua me notën 7.9.

 

The post Shaqiri në ekipin e javës në Zvicër appeared first on Albinfo.