SHBA do tërheqë 600 trupa nga Siria
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërheqin rreth 600 trupa nga Siria, duke lënë më pak se 1,000 trupa për të punuar me aleatët kurd për të kundërshtuar grupin e Shtetit Islamik, ka njoftuar një zyrtarë i SHBA-së të enjten, ka raportuar agjencia e lajmeve “AP”. Trupat e SHBA-së jo vetëm që kanë qenë [...]Read More...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërheqin rreth 600 trupa nga Siria, duke lënë më pak se 1,000 trupa për të punuar me aleatët kurd për të kundërshtuar grupin e Shtetit Islamik, ka njoftuar një zyrtarë i SHBA-së të enjten, ka raportuar agjencia e lajmeve “AP”.
Trupat e SHBA-së jo vetëm që kanë qenë kritik në operacionet kundër Shtetit Islamik por kanë shërbyer si një hendek për forcat kurde kundër Turqisë, që i konsiderojnë ata të lidhur me grupet terroriste.
Gjatë mandatit të tij të parë, presidenti amerikan, Donald Trump është munduar t’i tërheqë të gjitha trupat nga Siria, por ka pasur rezistencë nga Pentagoni sepse është parë si braktisje e aleatëve dhe qoi në dorëheqjen e ish-sekretarit të Mbrojtjes, Jim Mattis.
Zhvendosja e 600 trupave do të kthen nivelin e forcave aty ku ata kanë qenë për vite, pasi SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë kryer një fushatë disa vjetore për të mposhtur ISIS-in. SHBA-ja i ka mbajtur rreth 900 trupa në Siri për të siguruar se militantët e ISIS-it nuk kanë rimarrë momentum, por po ashtu edhe si pengesë për të parandaluar trafikimin e armëve nga militantët e përkrahur nga Irani përgjatë Sirisë jugore.
Numri i trupave të SHBA-së është rritur në më shumë se 2,000 pas sulmeve të 7 tetorit të 2023-s, nga Hamasi në Izrael, derisa militantët e mbështetur nga Irani kanë pasur cak trupat amerikane dhe interesa në rajon në përgjigje ndaj bombardimeve të Izraelit në Gaza.