SHBA, një platformë e re zbulon prirjet politike të fqinjëve

Shumica e njerëzve njihen me fqinjët pasi hyjnë në shtëpinë e re. Por një aplikacion i ri i pasurive të paluajtshme ofron mundësinë që të mësosh për prirjet politike të fqinjëve të mundshëm, përpara se të blesh një pasuri të paluajtshme. “Qëllimi i platformës Oyssey është të demokratizojë të dhënat për ata që duan të [...]Read More...

SHBA, një platformë e re zbulon prirjet politike të fqinjëve

Shumica e njerëzve njihen me fqinjët pasi hyjnë në shtëpinë e re. Por një aplikacion i ri i pasurive të paluajtshme ofron mundësinë që të mësosh për prirjet politike të fqinjëve të mundshëm, përpara se të blesh një pasuri të paluajtshme.

“Qëllimi i platformës Oyssey është të demokratizojë të dhënat për ata që duan të blejnë shtëpi”, thotë bashkëthemeluesi i platformës “Oyssey”.

Dhe Oyssey – një aplikacion i ri i pasurive të paluajtshme që është hedhur për përdorim në Nju Jork dhe Florida me synimin për t’u përhapur në mbarë vendin – e bën këtë duke ofruar informacion nga të dhënat publike. Blerësit e shtëpive do të jenë kështu në gjendje të dinë nëse fqinjët e tyre të mundshëm janë demokratë apo republikanë.

“Të ndihmon të kuptosh se cilët njerëz do të të pëlqente të ftoje për darkë, të kuptosh se pranë cilët njerëzve do të doje t’i rrisje fëmijët”, thotë zoti Kelly.

“Duket se për njerëzit është i rëndësishëm identiteti politik i fqinjëve të rinj, kështu që nuk befasohem që disa kompani po e shesin atë informacion ose po ua japin atë informacion blerësve të mundshëm.”

Ben McCartney është bashkautor i një studimi që arriti në përfundimin se pronarët e shtëpive ishin disi më të prirur të largoheshin nëse pikëpamjet politike të një fqinji të ri ndryshonin nga ato të tyre, sesa nëse ato pikëpamje do të ishin të njëjta.

“Pra, polarizimi politik nuk është vetëm një dukuri e mediave sociale, por po ndikon gjithashtu në vendimet reale ekonomike”, thotë ai.

Studimi zbuloi se 1 ndër 100 lëvizje është e motivuar politikisht. Njerëzit që janë më të prirur të zhvendosen për këtë arsye, zakonisht janë më pak të përfshirë në politikë.

“Ata nuk duan që politika të jetë pjesë e jetës së tyre të përditshme, por kur një fqinj i ri është jo vetëm shumë i zëshëm politikisht, por përkrah palën e kundërt, kjo krijon kushte për tensione më të forta”, thotë Prof. McCartney.

Por a do të kontribuojë ky aplikacion në thellimin e ndasive politike të Amerikës? Bashkëthemeluesi i “Oysseyt”, Kelly nuk mendon kështu.

“Ne po u japim njerëzve të dhënat dhe informacionin për të kontrolluar fatin e tyre dhe ata mund të bëjnë ç’të duan me atë informacion. Të dhënat tashmë ekzistojnë”, thotë ai.

Dhe objektivi i platformës “Oyssey” është ta bëjë atë informacion publik, më të lehtë për t’u gjetur./VOA