SHBA/ Për presidentin Trump, ditët e ardhshme më të vështira se 100 ditët që la pas

Donald Trump shkaktoi shumë tensione pas fitores së tij si president, pas vendimeve të marra. “100 ditët e para të Trump kanë qenë të jashtëzakonshme për ritmin dhe ndikimin e tyre. Tani vjen pjesa e vështirë”, paralajmëroi Stephen Dover, drejtor i institutit ”Franklin Templeton”, duke shtuar se: “100 ditët e ardhshme do t’i kushtohen sfidave [...]Read More...

SHBA/ Për presidentin Trump, ditët e ardhshme më të vështira se 100 ditët që la pas

Donald Trump shkaktoi shumë tensione pas fitores së tij si president, pas vendimeve të marra.

“100 ditët e para të Trump kanë qenë të jashtëzakonshme për ritmin dhe ndikimin e tyre. Tani vjen pjesa e vështirë”, paralajmëroi Stephen Dover, drejtor i institutit ”Franklin Templeton”, duke shtuar se: “100 ditët e ardhshme do t’i kushtohen sfidave të miratimit të legjislacionit, ndërkohë që adresohet ulja e deficitit. Kongresi duhet të veprojë dhe kjo do të thotë ndërtimi i koalicioneve parlamentare”.

Që kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump ka ushtruar pushtet ekzekutiv si asnjë president tjetër në historinë moderne.

Ai ka nënshkruar më shumë se 140 urdhra ekzekutivë për të ulur në mënyrë drastike imigracionin e paligjshëm, për të goditur programet e diversitetit dhe përfshirjes të urryera nga konservatorët dhe për të çmontuar burokracinë federale.