SHBA sulme në Jemen/ Objektiv rebelët Houthi, vriten mbi 50 persona

Shtetet e Bashkuara vijuan sulmet e tyre ndaj rebelëve Houthi të Jemenit këtë të hënë duke zgjeruar operaconin  e tyre më të madh ushtarak deri më tani, që prej marrjes së pushtetit nga Donald Trump në muajin janar të këtij viti. Sulmet e kësaj të hëne shënjestruan qytetin portual Hodeidah dhe provincën Al Jawf sipas [...]Read More...

SHBA sulme në Jemen/ Objektiv rebelët Houthi, vriten mbi 50 persona

Shtetet e Bashkuara vijuan sulmet e tyre ndaj rebelëve Houthi të Jemenit këtë të hënë duke zgjeruar operaconin  e tyre më të madh ushtarak deri më tani, që prej marrjes së pushtetit nga Donald Trump në muajin janar të këtij viti.

Sulmet e kësaj të hëne shënjestruan qytetin portual Hodeidah dhe provincën Al Jawf sipas asaj që ka konfirmuar grupi militant i mbështetur nga Irani në Linjen e Mesme

Ministria  e Shëndetësisë në Jemen ka konfirmuar se që prej nisjes së sulmeve amerikane të Shtunën kanë humbur jetën të paktën 53 persona, ku mes tyre 5 fëmijë dhe dy gra ndërsa mbi 100 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se në sulmet e kryera prej tyre kanë humbur jetën dhjetëra komandantë të rebelëve Houthi.
Rebelët Houthi pretenduan këtë të hënë se kishin kryer sulme ajrore ndaj aeroplanmbajtësve Amerikane në Lindjen e Mesme duke i goditur ato me 18 raketa dhe një dron Ushtarak .Zyrtarët Amerikanë thonë se kanë rrëzuar shumicën e këtyre dronëve dhe se nuk ka pasur dëme

Sulmet Amerikane nga grupit militant vijnë si hakmarrje ndaj kërcënimeve të vazhdueshme që rebelët Houthi I kanë bërë tregtisë Globale që nga nëntori I vitit 2023 duke sulmuar qindra anije që transportojnë mallra të ndryshëm përmes Detit të Kuq. Këto sulme kanë cënuar vazhdimisht tregintë Globale.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se sulmet e tyre ajrore ndaj Rebelëve Houthi mund të zgjasin për javë të tëra, me Washingtonin që po shton presionin e tyre ndaj Iranit, mbështetësit kryesor të rebelëve Houthi. Kjo goditje e Shteteve të Bashkuara vjen pasi Donald Trump ka kërkuar negociata me Teheranin mbi programin e tyre bërthamor.

Në një reagim të ashpër ndaj sulmeve amerikane, udhëheqësi i Houthive, Abdul Malik al-Houthi, deklaroi të dielën se grupi i tij do të vazhdojë të synojë anijet amerikane në Detin e Kuq për aq kohë sa SHBA do të vazhdojë agresionin kundër Jemenit. “Nëse ata vazhdojnë agresionin, ne do të vazhdojmë përshkallëzimin,” tha ai në një fjalim televiziv.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi për Fox News se fushata ajrore amerikane nuk do të ndalet derisa Houthit të ndalojnë sulmet ndaj anijeve në Detin e Kuq. “Minuta që Houthit thonë se do të ndalojnë sulmet ndaj anijeve tona, ne do të ndalojmë sulmet ndaj tyre. Deri atëherë, kjo fushatë do të jetë e pamëshirshme,” theksoi ai.

Tensionet në Lindjen e Mesme kanë mbetur të larta që nga shpërthimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit në tetor të vitit 2023. Houthit fillimisht nisën sulmet ndaj anijeve në Detin e Kuq si një akt solidariteti me palestinezët në Gaza, duke paralajmëruar se do të rifillojnë sulmet kundër anijeve izraelite nëse Izraeli nuk lejon ndihmat humanitare për Gazën./abcnews.al