SHBA uron për Pavarësinë e Kosovës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë uruar për Pavarësinë e Kosovës. “Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shprehim urimet me rastin e 17 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës – një rast për të reflektuar mbi qëndrueshmërinë, vendosmërinë dhe aspiratat e popullit të Kosovës”, uron SHBA-të. Tutje thuhet se mbështetja vazhdon për […] The post SHBA uron për Pavarësinë e Kosovës appeared first on Albinfo.

SHBA uron për Pavarësinë e Kosovës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë uruar për Pavarësinë e Kosovës.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shprehim urimet me rastin e 17 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës – një rast për të reflektuar mbi qëndrueshmërinë, vendosmërinë dhe aspiratat e popullit të Kosovës”, uron SHBA-të.

Tutje thuhet se mbështetja vazhdon për popullin e Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur me krenari rrugëtimin e Kosovës për t’u bërë një vend sovran, demokratik, multietnik dhe i begatë. Paqja rajonale, siguria dhe zhvillimi ekonomik mbeten thelbësore për prosperitetin e qëndrueshëm të Kosovës.

Ndërsa ju festoni pavarësinë tuaj, ne nderojmë miqësinë dhe vlerat e përbashkëta mes njerëzve tanë”, thuhet në urim.

The post SHBA uron për Pavarësinë e Kosovës appeared first on Albinfo.