Shefi i agjencisë për çështje bërthamore: I inkurajuar nga vendimi i Iranit për riangazhim

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike (IAEA), Rafael Grossi, ka thënë të premten se është i “inkurajuar” që Irani është pajtuar për të pranuar një delegacion të vëzhguesve të kësaj agjencie të Kombeve të Bashkuara për të vizituar shtetin “brenda javësh”. Grossi ka thënë se vizita e ekipit teknik mund të hapë rrugën që [...]Read More...

Shefi i agjencisë për çështje bërthamore: I inkurajuar nga vendimi i Iranit për riangazhim

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike (IAEA), Rafael Grossi, ka thënë të premten se është i “inkurajuar” që Irani është pajtuar për të pranuar një delegacion të vëzhguesve të kësaj agjencie të Kombeve të Bashkuara për të vizituar shtetin “brenda javësh”.

Grossi ka thënë se vizita e ekipit teknik mund të hapë rrugën që inspektorët e OKB-së të kthehen në Iran, potencialisht këtë vit.

“Nëse nuk rikthehemi shpejt, do të ketë probleme serioze, sepse ky është obligim ndërkombëtar i Iranit”, ka thënë Grossi për gazetarët gjatë një vizite në Singapor.

“Jam i inkurajuar nga ajo që kam dëgjuar nga Teherani në aspektin që ata duan të riangazhohen me ne”, ka thënë ai.

Data e vizitës nuk është konfirmuar ende, por Grossi e ka konfirmuar se do të ndodhë “brenda javësh”.

Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi u ka thënë Kombeve të Bashkuara në Nju Jork një ditë më parë se një delegacion i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike do të mund ta vizitojë Iranin brenda dy-tre javësh.