Shefi i inteligjencës gjermane: Rusia nuk heziton të përfshihet në konfrontim ushtarak

Shefi i inteligjencës të Gjermanisë paralajmëroi se Rusia paraqet kërcënim të drejtpërdrejtë dhe se “paqja e tensionuar” në Bashkimin Evropian mund të shpërthejë në çdo moment në një “përplasje të nxehtë”. Martin Jaeger, kreu i shërbimit BND të spiunazhit, u tha ligjvënësve se Rusia është e vendosur që të zgjerojë “sferën e saj të ndikimit [...]Read More...

Shefi i inteligjencës gjermane: Rusia nuk heziton të përfshihet në konfrontim ushtarak

Shefi i inteligjencës të Gjermanisë paralajmëroi se Rusia paraqet kërcënim të drejtpërdrejtë dhe se “paqja e tensionuar” në Bashkimin Evropian mund të shpërthejë në çdo moment në një “përplasje të nxehtë”.

Martin Jaeger, kreu i shërbimit BND të spiunazhit, u tha ligjvënësve se Rusia është e vendosur që të zgjerojë “sferën e saj të ndikimit më në perëndim drejt Evropës”.

“Për të arritur këtë qëllim, Rusia nuk do të hezitojë të përballet drejtpërdrejt ushtarakisht me NATO-n nëse është e nevojshme”, tha Jaeger gjatë një konference me ligjvënësit në Berlin.

Së bashku me Jeagerin ishin edhe udhëheqësit e shërbimeve të inteligjencës së brendshme dhe ushtarake të Gjermanisë.

Edhe pse ata përmendën kërcënime të tjera, si ekstremizmi politik dhe fetar, ishte Rusia ajo që mbizotëroi në deklarimet e tyre.

Jaeger tha se Gjermania është “caku numër një i Rusisë në Evropë”, duke pasur parasysh se është ekonomia më e madhe e BE-së dhe luan një “rol udhëheqës në mbështetjen e Ukrainës”.