Shenjtori i epokës dixhitale/ Papa Leoni XIV shpall shenjtor 15 vjeçarin Carlo Acutis
Papa Leoni XIV shpalli 15-vjeçarin Carlos Acutis, shenjtorin e parë nga brezi I ashtuquajtur “milenial”. Ati I shenjtë e shenjtëroi Acutis, gjatë një Meshe të hapur në Sheshin e Shën Pjetrit, ku morën pjesë dhjetëra mijëra njerëz, shumë prej të cilëve të brezit mijëvjeçarë dhe çifte me fëmijë të vegjël. Acutis lindi më 3 maj [...]Read More...

Papa Leoni XIV shpalli 15-vjeçarin Carlos Acutis, shenjtorin e parë nga brezi I ashtuquajtur “milenial”.
Ati I shenjtë e shenjtëroi Acutis, gjatë një Meshe të hapur në Sheshin e Shën Pjetrit, ku morën pjesë dhjetëra mijëra njerëz, shumë prej të cilëve të brezit mijëvjeçarë dhe çifte me fëmijë të vegjël.
Acutis lindi më 3 maj 1991 në Londër, në një familje të pasur katolike, por shumë të përkushtuar ndaj fesë. Ata u kthyen në Milano menjëherë pas lindjes së tij dhe ai kaloi një fëmijëri të zakonshme e të lumtur, megjithëse të shënuar nga një përkushtim gjithnjë e më intensiv fetar.
Ai ishte tepër i interesuar në shkencat kompjuterike dhe lexonte libra të nivelit universitar mbi programimin që në moshë të re. Ai mori pseudonimin “Influenceri i Zotit”, falë trashëgimisë së tij kryesore teknologjike: një faqe interneti shumëgjuhëshe që dokumentonte të ashtuquajturat mrekulli eukaristike të njohura nga kisha, një projekt që ai e përfundoi në një kohë kur zhvillimi i faqeve të tilla ishte fushë e profesionistëve.
Në tetor 2006, në moshën 15 vjeçare, Acutis u sëmur me atë që u diagnostikua shpejt si leuçemi akute. Brenda disa ditësh, ai vdiq. Ai u varros në Assisi, e cila njihet për lidhjen e saj me një tjetër shenjtor të njohur, Shën Françeskun.
Në vitet që nga vdekja e tij, katolikë të rinj janë dyndur me miliona në Assisi, ku mund ta shohin Acutisin e ri përmes një varri xhami, të veshur me xhinse, atlete Nike dhe një bluzë me mëngë të gjata.
Shenjtërimi I tij ndoqi një rrugë të shpejtë, pasi ai ka qenë jashtëzakonisht ndikues te katolikët e rinj, që kanë parë tek Acutis një model për t’u ndjekur dhe modern.
Gjatë Meshës Leoni XIV shenjtëroi gjithashtu një figurë tjetër të njohur italiane që vdiq në moshë të re, Pier Giorgio Frassati.
Frassati jetoi nga viti 1901 deri në vitin 1925, kur vdiq në moshën 24 vjeç nga poliomeliti. Ai lindi në një familje të shquar të Torinos, por është i njohur për përkushtimin e tij ndaj shërbimit ndaj të varfërve dhe kryerjes së akteve bamirëse, ndërsa përhapte besimin e tij te miqtë e tij.
Të dyja ceremonitë ishin planifikuar për në fillim të këtij viti, por u shtynë pas vdekjes së Papa Françeskut në prill. Françesku e kishte mbështetur me ngulm çështjen e shenjtërimit, i bindur se kisha kishte nevojë për dikë si Acutis për të tërhequr katolikë të rinj në besim. / abcnews.al /