Shënoi golin e parë, Babai i Qazim Laçit tregon çfarë i tha i biri pas sfidës me Kroacinë

Babai i Qazim Laçit ka treguar emocionet që përjetoi pasi djali i tij shënoi golin e parë në sfidën ndaj Kroacisë. Në një lidhje “Skype” me Vizionin e Pasdites” ai tha se ishte personi i parë që futbollisti telefonoi kur doli nga stadiumi. “Dje isha personi i parë që mori në telefon kur doli nga... The post Shënoi golin e parë, Babai i Qazim Laçit tregon çfarë i tha i biri pas sfidës me Kroacinë appeared first on AfterParty.

Shënoi golin e parë, Babai i Qazim Laçit tregon çfarë i tha i biri pas sfidës me Kroacinë

Babai i Qazim Laçit ka treguar emocionet që përjetoi pasi djali i tij shënoi golin e parë në sfidën ndaj Kroacisë.

Në një lidhje “Skype” me Vizionin e Pasdites” ai tha se ishte personi i parë që futbollisti telefonoi kur doli nga stadiumi.

“Dje isha personi i parë që mori në telefon kur doli nga stadium, më tha ta prisja një restorant ku po vinte kombëtarja. Me gjysmën e çunave jam shumë i njohur.

Ai gjithmonë thotë që “duhet të kishim pasur pak fat, duhet të kishim fituar ndeshjen, jo se bëra gol unë”. Nuk patëm fat, futbolli kështu është”, tregoi ai, teksa foli për fillimet e të birit në futboll, teksa ishte në emigracion.

“Ne erdhëm në emigracion dhe kur mora nusen, Qazimin ia lamë gjyshërve. Kur erdhi djali në moshën 6 vjeç e çova te një skuadër e lagjes dhe e pashë që kishte talent. Kur bëri 17 vjeç i thashë nuses do ia ndaloj shkollën. Aman babi më tha mos ma ndal futbollin, qante. Në moshën 18-vjeçare iku në Qipro për herë të pare”, tha Emin Laçi.

The post Shënoi golin e parë, Babai i Qazim Laçit tregon çfarë i tha i biri pas sfidës me Kroacinë appeared first on AfterParty.