“Sheshi nuk është i përfunduar në Vushtrri,” Tahiri: Po përurohet në kohë fushate
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar komune në Vushtrri, Xhafer Tahiri në emisionin Adresa, shpalosi problemet e vazhdueshme të cilat kanë ardhur si pasojë e keq qeverisjes lokale. Tahiri tha se sheshi i Vushtrrisë nuk është i përfunduar, dhe pavarësisht kësaj është përuruar në kohë fushate edhe pse janë dëmtuar pllakat e shehsit

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar komune në Vushtrri, Xhafer Tahiri në emisionin Adresa, shpalosi problemet e vazhdueshme të cilat kanë ardhur si pasojë e keq qeverisjes lokale.
Tahiri tha se sheshi i Vushtrrisë nuk është i përfunduar, dhe pavarësisht kësaj është përuruar në kohë fushate edhe pse janë dëmtuar pllakat e shehsit akoma pa u përuruar. E për këtë e dijnë të gjithë qytetarët e Vushtrrisë sepse e kanë parë, tha Tahiri.
Ai gjithashtu tha se janë dhënë shuma të mëdha për ndërtimin e parkingut dhe sheshit, dhe ky personalisht ka kërkuar plan-projektet e këtyre punimeve por që nuk i ka parë askush sepse nuk janë shpërndarë askund.
Tahiri tha se në vend që një shumë e tillë të jepej për të mirë të qytetarëve, të cilët kanë mungesë të ujit të pijshëm ai ka zgjedhur betonizimin, e nuk ka bërë asnjë zgjidhje për shumë fshatra që nuk kanë ujë të pijes.
Ndiqeni më poshtë videon e plotë për më shumë detaje: