Shfaqet pasuesja e Kim/ Diktatori koreanoverior show me të bijën

Si rrallëherë, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un u shfaq me vajzën e tij Kim ju ae në publik. Ai mori pjesë në një ceremoni inaugurimi në një lagje të re me blloqe apartamentesh në kryeqytetin Phenian. Zhvillimi vjen si pjesë e planit pesëvjeçar të ndërtimit që filloi në 2021 për të zgjeruar [...]Read More...

Shfaqet pasuesja e Kim/ Diktatori koreanoverior show me të bijën

Si rrallëherë, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un u shfaq me vajzën e tij Kim ju ae në publik.

Ai mori pjesë në një ceremoni inaugurimi në një lagje të re me blloqe apartamentesh në kryeqytetin Phenian.

Zhvillimi vjen si pjesë e planit pesëvjeçar të ndërtimit që filloi në 2021 për të zgjeruar qytetin. Zyrtarët thonë se ky është programi më i madh i ndërtimit që vendi ka parë në vite.

Eventi u mbajt në ‘Ditën e Diellit’, festën kombëtare që shënon ditëlindjen e themeluesit të vendit Kim Il-sung, babai i liderit aktual.

“Dita e Diellit” është një nga ditët më të rëndësishme të vitit në Korenë e Veriut dhe mbahen shumë aktivitete për të nderuar themeluesin e vendit.

Në shkurt, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un drejtoi një ceremoni themelimi në të njëjtën zonë.

Në dekadat e mëparshme, kryeqyteti i Koresë së Veriut ka kaluar nëpër projekte të mëdha ndërtimi, por seria aktuale e ndërtesave është më e madhja për shumë vite. Zona quhet Hëasong, dhe është mjaft larg nga qendra e Phenianit.

/ abcnews.al