Shkak tradhtia? Ndahen Pique dhe Clara Chia
Kur Gerard Pique dhe Clara Chia dolën publikisht si çift në gusht të vitit 2022, ”trazuan” rrjetin në mbarë botën. Si pasojë e tradhtisë së futbollistit, erdhi ndarja e tij nga Shakira, një ndarje që ishte si një show me thumba të mprehtë dhe diss-a të vazhdueshëm. Por tani, më pak se dy vite më…

Si pasojë e tradhtisë së futbollistit, erdhi ndarja e tij nga Shakira, një ndarje që ishte si një show me thumba të mprehtë dhe diss-a të vazhdueshëm.
Por tani, më pak se dy vite më vonë, gjithçka duket se ka marrë fund.
Sipas emisionit spanjoll “Vamos a ver”, gazetari Adriana Dorronsoro konfirmoi se Pique dhe Ciara janë ndarë zyrtarisht, ku tha se arsyeja e ndarjes dyshohet të jetë shkaku i një “person të tretë”.
Ndërkohë, gazetari Pepe del Real dha një version tjetër: jo tradhti, por mospërputhje planetesh.
”Clara donte një familje. Pique, jo aq shumë.” tha ai.