Shkupi në këmbë, përkujtohen 59 viktimat e tragjedisë së Koçanit
Mijëra qytetarë të Shkupit dolën sonte për të shprehur ngushëllimet dhe respektin për vdekjen e të rinjve që humbën jetën tragjikisht në diskotekën “Pulse” në Koçan dhe përmes pankartave që mbanin në duar dërguan edhe mesazhe kundër korrupsionit. “Nuk do të kishte gjak nëse gjithçka do të ishte sipas ligjit”, “Mëkati i tyre i vetëm […] The post Shkupi në këmbë, përkujtohen 59 viktimat e tragjedisë së Koçanit appeared first on InfoShqip.com.

Mijëra qytetarë të Shkupit dolën sonte për të shprehur ngushëllimet dhe respektin për vdekjen e të rinjve që humbën jetën tragjikisht në diskotekën “Pulse” në Koçan dhe përmes pankartave që mbanin në duar dërguan edhe mesazhe kundër korrupsionit.
“Nuk do të kishte gjak nëse gjithçka do të ishte sipas ligjit”, “Mëkati i tyre i vetëm është se kanë lindur në një sistem të korruptuar”, thuhet në disa nga pankartat e protestuesve.
Tubimi filloi me 16 minuta heshtje për tragjedinë e 16 marsit dhe vazhdoi pa fjalime, ndërsa të pranishmit lanë lule dhe qirinj te shatërvani në sheshin e qytetit.
Protesta me marshime të qeta për nder të viktimave të kësaj tragjedie janë mbajtur edhe në qytete tjera si Kumanovë, Shtip, Manastir dhe të tjera.
Sipas informacioneve të fundit, nga zjarri kanë humbur jetën 59 të rinj, mes të cilëve shtatë anëtarë të grupit të ADN-së dhe një polic që ishte në detyrë. 196 persona u plagosën, mes tyre 20 fëmijë. Një pjesë e tyre po trajtohen në vend, e një pjesë e shtruar jashtë vendit.
The post Shkupi në këmbë, përkujtohen 59 viktimat e tragjedisë së Koçanit appeared first on