Shpërthim në një hidrocentral në Zvicër, humbin jetën dy punëtorë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur të mërkurën në mëngjes në hidrocentralin Ritom, në komunën Quinto të kantonit Tiçino, duke shkaktuar vdekjen e dy punëtorëve, transmeton albinfo.ch.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:30. Si pasojë e shpërthimit, një pjesë e objektit është dëmtuar dhe dy punëtorë që ndodheshin brenda janë plagosur rëndë. Policia kantonale e Tiçinos konfirmoi më vonë se të dy kanë ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Viktimat janë një shtetas zviceran 55-vjeçar, me banim në rajonin e Luganos, dhe një 18-vjeçar zviceran nga lugina e Leventinës.
Në vendngjarje është zhvilluar një operacion i madh shpëtimi, ku kanë marrë pjesë ambulanca dhe ekipet e Rega-s.
Shpërthimi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe në ndërtesën e hidrocentralit. Shkaqet e sakta dhe rrethanat e incidentit janë duke u hetuar.
Sipas raportimeve të mediave zvicerane, dyshohet se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një problem elektrik në një transformator gjatë një testi për vënien në punë të pajisjes. /Albinfo.ch
The post Shpërthim në një hidrocentral në Zvicër, humbin jetën dy punëtorë appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



