Shqipëria i bashkohet SEPA-s: Një hap i madh drejt integrimit financiar evropian

Qytetarët dhe bizneset shqiptare përfitojnë nga SEPA The post Shqipëria i bashkohet SEPA-s: Një hap i madh drejt integrimit financiar evropian appeared first on Albinfo.

Shqipëria i bashkohet SEPA-s: Një hap i madh drejt integrimit financiar evropian

Shqipëria ka bërë një hap historik drejt integrimit të plotë ekonomik me Bashkimin Evropian, duke iu bashkuar zyrtarisht SEPA-s (Single Euro Payments Area) – Zonës së Vetme Evropiane të Pagesave. Ky zhvillim i rëndësishëm pritet të sjellë përfitime të ndjeshme për qytetarët dhe bizneset shqiptare, duke e bërë më të lehtë, më të shpejtë dhe më të lirë dërgimin dhe marrjen e pagesave brenda Evropës, përcjell albinfo.ch.

Zvicra ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë arritje, përmes Programit të Remitancave dhe Pagesave të Sekretariatit Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO). Përmes këtij bashkëpunimi, janë krijuar kushtet teknike dhe institucionale që i mundësojnë sistemit bankar shqiptar të bëhet pjesë e infrastrukturës moderne evropiane të pagesave.

Sipas vlerësimeve zyrtare, për transfertat elektronike të parave, kostoja e shërbimeve do të jetë deri në 10 herë më e ulët se më parë. Kjo nënkupton një kursim të përvitshëm prej rreth 130 milionë eurosh në tarifa transaksionesh për individët dhe bizneset shqiptare.

Ky hap pritet të rrisë konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare, të lehtësojë aktivitetet tregtare me partnerët evropianë dhe të përmirësojë ndjeshëm qasjen e qytetarëve në shërbime moderne financiare. Po ashtu, integrimi në SEPA është një sinjal i fortë për afrimin e Shqipërisë me standardet ekonomike dhe financiare të Bashkimit Evropian. /Albinfo.ch

The post Shqipëria i bashkohet SEPA-s: Një hap i madh drejt integrimit financiar evropian appeared first on Albinfo.