Shqipëria mban vendin e nderit në panairin e turizmit në botë
Shqipëria mban vend nderi në Panairin më të madh të turizmit në botë, ITB Berlin, që zhvillohet nga data 4 deri 6 mars 2025. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit bën të ditur se kjo është një ngjarje e jashtëzakonshme jo vetëm për më shumë flukse dhe shkëmbime me tregun gjerman, por si një promovim mbarëbotëror […] The post Shqipëria mban vendin e nderit në panairin e turizmit në botë appeared first on Albinfo.

Shqipëria mban vend nderi në Panairin më të madh të turizmit në botë, ITB Berlin, që zhvillohet nga data 4 deri 6 mars 2025.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit bën të ditur se kjo është një ngjarje e jashtëzakonshme jo vetëm për më shumë flukse dhe shkëmbime me tregun gjerman, por si një promovim mbarëbotëror i turizmit në Shqipëri.
Ky aktivitet ndërkombëtar promovon zhvillimin e industrisë së turizmit dhe ofron një platformë për rrjetëzimin, shkëmbimin e ideve dhe prezantimin e destinacioneve të reja turistike.
Shqipëria vend nderi në ITB Berlin 2025, do të prezantojë pasuritë natyrore dhe kulturore para një audience globale.
“Oferta jonë turistike do të prezantohet përmes një agjende të pasur aktivitetesh, takimesh të nivelit të lartë dhe prezantime të të gjitha ndjesive të Shqipërisë”, njofton MTM.
The post Shqipëria mban vendin e nderit në panairin e turizmit në botë appeared first on Albinfo.