Shqiptarja Albulena Fazliu merret peng nga ushtria izraelite në flotën humanitare
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se aktivistja shqiptare Albulena Fazliu, e cila dikur ishte refugjate lufte nga Kosova dhe sot jeton në Gjermani, është mes mbi 500 aktivistëve ndërkombëtarë të marrë peng nga ushtria izraelite (IDF). Flota prej 40 anijesh, ku ndodhej edhe Fazliu, kishte për qëllim të transportonte ndihma humanitare drejt […] The post Shqiptarja Albulena Fazliu merret peng nga ushtria izraelite në flotën humanitare appeared first on Albinfo.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se aktivistja shqiptare Albulena Fazliu, e cila dikur ishte refugjate lufte nga Kosova dhe sot jeton në Gjermani, është mes mbi 500 aktivistëve ndërkombëtarë të marrë peng nga ushtria izraelite (IDF).
Flota prej 40 anijesh, ku ndodhej edhe Fazliu, kishte për qëllim të transportonte ndihma humanitare drejt Rripit të Gazës. Sipas Kolektivit, ky veprim përbën një shkelje të rëndë dhe kërkohet reagim urgjent nga institucionet e Kosovës.
“Kosova duhet të kërkojë menjëherë lirimin e Albulenës dhe të aktivistëve të tjerë, si dhe të marrë një qëndrim të qartë politik për ndalimin e shfarosjes së popullit palestinez nga Izraeli”, thuhet në reagim.
Kolektivi thekson se është përgjegjësi e shoqërisë dhe e institucioneve të vendit që të qëndrojnë në krah të saj.
Ky zhvillim ka ngjallur shqetësim të madh, pasi ndërkombëtarisht po rritet presioni për të garantuar qasje të ndihmave humanitare në Gaza.
The post Shqiptarja Albulena Fazliu merret peng nga ushtria izraelite në flotën humanitare appeared first on Albinfo.