Shtatë minuta që tronditën Romën! Real Madridi bën mrekullinë!

Real Madridi në stilin e kampionit ka bërë një përmbysje spektakulare për të fituar ndaj Romës.
“Los Blancos” dëshmuan pse janë mbret i këtij kompeticioni për të shënuar tri herë për shtatë minuta, duke e rikthyer rezultatin nga 3-1 në 3-4.
Roma e nisi shumë më mirë për të krijuar disa raste dhe zhbllokuan epërsinë falë Marten de Roon (20’).
Mirëpo, Kylian Mbappe pesë minuta më vonë me një supergol e barazoi rezultatin (25’).
Roma sërish ishte më e mirë. Donyell Malen me një gol të bukur pas një devijimi e riktheu epërsinë (51’).
I njëjti gjashtë minuta më vonë dërgoi rezultatin në 3-1 me një tjetër finalizim fantastik (57’).
Sidoqoftë, Jose Mourinho me inkuadrimin e dyshes Endrick dhe Carlos Espi ndryshoi tërë situata. Fillimisht, Espi përfitoi nga një top i kthyer për ta ngushtuar epërsinë (84’).
Një minutë më vonë Endrick shënoi me kokë pas harkimit të Arda Guler për të barazuar rezultatin (85’).
Kurse, në fund Antonio Rudiger shënoi gol të bukur pas një tjetër asistimi të Guler (90’).
Reali me këtë fitore arkëton gjashtë pikë ndërsa Roma mbetet me një sosh.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



