250 shtetas nga Kosova dhe Shqipëria u dënuan me dëbim nga Zvicra në vitin 2025

Në Zvicër, gjatë vitit 2025, 250 shtetas nga Kosova dhe Shqipëria u dënuan me Landesverweisung, sipas statistikave të ndara sipas shtetësisë për të rriturit e dënuar, shkruan albinfo.ch.
Sipas të dhënave që i ka sigurar platforma albinfo.ch, numri më i madh i takon shtetasve të Shqipërisë. 200 shtetas shqiptarë u përfshinë në vendime për dëbim nga Zvicra, ndërsa për shtetasit e Kosovës janë regjistruar 50 raste.
Te shtetasit kosovarë, 13 persona figurojnë në kategorinë e të huajve me leje qëndrimi B, C ose Ci, ndërsa 37 të tjerë janë të regjistruar në kategorinë “të huaj të tjerë”. Për shtetasit shqiptarë, tabela evidenton 200 persona në kategorinë e fundit.
Statistika i referohet personave të rritur të dënuar me Landesverweisung gjatë vitit 2025 dhe duhet dalluar nga numri i personave që janë larguar faktikisht nga Zvicra. /Albinfo.ch
The post 250 shtetas nga Kosova dhe Shqipëria u dënuan me dëbim nga Zvicra në vitin 2025 appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



