Pas Ekonomikut, studentët futen në Fakultetin e Drejtësisë dhe ndërpresin mësimin (VIDEO)
Studentët kanë mbërritur në Fakultetin e Drejtësisë, ku janë futur brenda ambienteve dhe kanë bërë thirrje për bojkot të mësimit. Edhe në Fakultetin e Drejtësisë po zhvillohej mësim, por pas thirrjeve të protestuesve, studentët kanë lënë auditorët.
Ndërkohë, disa minuta më parë, studentët ishin tek Fakulteti i Ekonomikut, ku gjithashtu bënë thirrje për bojkot të mësimit dhe për bashkimin e të rinjve në revoltë.
Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama, ashtu si ditët e tjera, ka vijuar me thirrjen e tij për dialog, por kjo e fundit është refuzuar nga studentët.
“Bojkotoni mësimin”, studentët futen në ambientet e Fakultetit të EkonomikutThe post Pas Ekonomikut, studentët futen në Fakultetin e Drejtësisë dhe ndërpresin mësimin (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



