Shteti në Ballkan që u jep qytetarëve nga 9.000 € subvencion për të blerë makinë ekologjike

Shteti në Ballkan që u jep qytetarëve nga 9.000 € subvencion për të blerë makinë ekologjike

Shteti kroat ka vendosur të përshpejtojë tranzicionin drejt mjeteve ekologjike duke vënë në dispozicion një paketë të re mbështetjeje financiare për qytetarët e saj.

Fondi për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Efiçencën Energjetike në Kroaci ka njoftuar se gjatë muajit tetor do të hapë thirrjen e re publike me një buxhet prej 20 milionë eurosh, i cili parashikohet të subvencionojë blerjen e rreth 3.000 mjeteve të reja me emetim, përcjell INA.

Sipas rregullave të reja të njoftuara nga autoritetet në Zagreb, mbështetja financiare për makinat elektrike do të kategorizohet në bazë të çmimit të tyre në treg:

Makinat elektrike deri në 35.000 euro: Qytetarët kroatë do të mund të përfitojnë deri në 9.000 euro subvencion.

Makinat elektrike mbi 35.000 euro: Subvencioni do të jetë deri në 7.000 euro.

Mjetet e lehta elektrike (skoterë, motocikleta, kuadriçikleta L1–L7): Do të mbështeten me deri në 2.500 euro, me kusht që çmimi i tyre të mos kalojë 35.000 eurot.

Në të gjitha rastet, shteti kroat do të mbulojë më së shumti 40% të vlerës totale të mjetit, ndërsa makinat e luksit që kushtojnë mbi 62.500 euro (me TVSH) janë përjashtuar tërësisht nga skema e subvencionimit.

Procedura të reja dixhitale për aplikim
Ndryshe nga vitet e kaluara, qytetarët kroatë do të aplikojnë drejtpërdrejt në Fond përmes platformës shtetërore dixhitale ⁠eFZOEU⁠ (efzoeu.gov.hr), duke përdorur sistemin e identifikimit elektronik NIAS.

Për të përfituar, ata duhet të paraqesin një ofertë zyrtare nga shitësi i makinave, certifikatën e vendbanimit dhe dokumentacionin përkatës. Blerja mund të bëhet me pagesë direkte ose leasing financiar, por jo përmes leasing-ut operativ.

Çdo qytetar ka të drejtë të aplikojë vetëm për një mjet, ndërsa përzgjedhja do të bëhet sipas parimit të renditjes kohore të aplikimeve (kush aplikon i pari).

Kjo lëvizje e radhës e konsolidon Kroacinë si një nga vendet udhëheqëse në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Europe Juglindore për sa i përket nxitjes së lëvizshmërisë elektrike. Vitet e fundit, shteti kroat ka investuar rreth 63 milionë euro nga buxheti kombëtar për blerjen e më shumë se 11.000 mjeteve ekologjike.(INA)

The post Shteti në Ballkan që u jep qytetarëve nga 9.000 € subvencion për të blerë makinë ekologjike appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.