Shuhet Diane Keaton/ Ylli i Hollywood la pas role të paharrueshme në “The Godfather” dhe “Annie Hall”
Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare legjenda e Hollywood, Diane Keaton. Fituesja e çmimit Oscar, me rolin e saj në Annie Hall, mbylli sytë përgjithmonë në Kaliforni tha familja e saj. Karriera brilante e Keaton shtrihej në më shumë se gjysmë shekulli. Ajo e cila u bë e njohur në vitet ’70, kur luajti [...]Read More...

Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare legjenda e Hollywood, Diane Keaton.
Fituesja e çmimit Oscar, me rolin e saj në Annie Hall, mbylli sytë përgjithmonë në Kaliforni tha familja e saj.
Karriera brilante e Keaton shtrihej në më shumë se gjysmë shekulli.
Ajo e cila u bë e njohur në vitet ’70, kur luajti në disa prej filmave më të famshëm të kohës, përfshirë: “The Godfather”, “Annie Hall”, “Baby Boom”, “The First Wives Club” dhe “Something’s Gotta Give”.
Debutimin e saj në kinematografi ajo e bëri në vitin 1970 me filmin “Lovers and Other Strangers.”
Ylli i kinemasë lë pas dy fëmijët e saj: Dexter, 29 vjeç dhe Duke, 25 vjeç.
Në vitin 1972, ajo u bë një emër i njohur për publikun me rolin e Kay Adams-Corleone në filmin legjendar “The Godfather”, ku luajti përkrah ikonave të kinemasë Marlon Brando dhe Al Pacino.
Po atë vit, Keaton u shfaq në filmin “Play It Again, Sam”, përballë Woody Allen, duke nisur kështu një bashkëpunim të gjatë mes tyre që do të zgjaste për dekada. Ata punuan së bashku në tetë filma, përfshirë “Annie Hall”, roli i së cilës i solli Keaton çmimin Oscar në vitin 1978.