Shumica e zvicranëve mbështesin marrëdhëniet me BE-në
Sipas një sondazhi të realizuar nga instituti kërkimor gfs.bern, pothuajse tetë nga dhjetë zviceranë besojnë se Zvicra ka nevojë për marrëdhënie të forta me Bashkimin Evropian (BE) për të mbajtur konkurrencën globale. Raporti tregon se 69% e të anketuarve mendojnë se marrëveshjet dypalëshe do të lehtësojnë aksesin në punëtorët e kualifikuar, ndërsa 64% besojnë se […] The post Shumica e zvicranëve mbështesin marrëdhëniet me BE-në appeared first on Albinfo.

Sipas një sondazhi të realizuar nga instituti kërkimor gfs.bern, pothuajse tetë nga dhjetë zviceranë besojnë se Zvicra ka nevojë për marrëdhënie të forta me Bashkimin Evropian (BE) për të mbajtur konkurrencën globale.
Raporti tregon se 69% e të anketuarve mendojnë se marrëveshjet dypalëshe do të lehtësojnë aksesin në punëtorët e kualifikuar, ndërsa 64% besojnë se këto marrëveshje do të forcojnë Zvicrën si një destinacion tërheqës për biznesin. Megjithatë, rreth gjysma e popullsisë shpreh dyshime nëse këto marrëveshje do të sjellin prosperitet më të madh për vendin, shkruan srf.
Interpharma, shoqata që ka mbështetur studimin, theksoi nevojën për më shumë informim dhe edukim nga Këshilli Federal mbi ndikimin e marrëveshjeve. Vlerësimi pozitiv i marrëveshjeve dypalëshe ka rënë për herë të parë në dimrin e vitit 2025, duke rënë nga 64% në 58% krahasuar me vitin e kaluar.
Rreth 20% e të anketuarve i shohin këto marrëveshje si të pafavorshme, një rritje në krahasim me vitin e kaluar, duke treguar një qasje gjithnjë e më ambivalente të popullatës ndaj marrëdhënieve me BE-në, përcjell albinfo.ch.
The post Shumica e zvicranëve mbështesin marrëdhëniet me BE-në appeared first on Albinfo.