Xani i bindur: Kurti do ta kërkojë ndihmën e një partie tjetër, i duhet Kosovës një koalicion
Komentatori politik, Visar Xani i ftuar sonte në emisionin “Adresa” të Kanal10 deklaroi se për të fituar kryeministri aktual në zgjedhjet e 9-të shkurtit, i duhet ndihma e një partie tjetër. “E para, për të mirë të demokracisë, Kosovës i duhet një koalicion edhe kryeministri Kurti duhet të mendoj për një koalicion. Jam i bindur

Komentatori politik, Visar Xani i ftuar sonte në emisionin “Adresa” të Kanal10 deklaroi se për të fituar kryeministri aktual në zgjedhjet e 9-të shkurtit, i duhet ndihma e një partie tjetër.
“E para, për të mirë të demokracisë, Kosovës i duhet një koalicion edhe kryeministri Kurti duhet të mendoj për një koalicion. Jam i bindur se është duke punuar për një koalicion. E shohim në listë 1 e 2 është VV-ja atëherë ku është koalicioni”, deklaroi ai.
Sipas tij, deri më tani nuk ka ndodhur një gjë e tillë, duke përmendur edhe atë të Listës Guxo.
“E shohim Faton Pecin me numër 9, Më shumë mund të kuptohet shkrirje se sa një koalicion”, tha ai. /Gazeta10