Skuadra e Ligës Premier shpreson ta mposhtë Realin e Barcelonën për talentin holandez

Real Madrid dhe Barcelona rrallë përballen kokë më kokë për transferime, por kur ndodh, zakonisht bëhet fjalë për super-talente të rinj. Pas rasteve si Neymar e Vinicius Junior, tani në qendër të vëmendjes është Kees Smit, mesfushori 19-vjeçar i AZ Alkmaar, që shkëlqeu me Holandën në Kampionatin Evropian U-19 dhe tashmë ka nisur të luajë […]

Skuadra e Ligës Premier shpreson ta mposhtë Realin e Barcelonën për talentin holandez

Real Madrid dhe Barcelona rrallë përballen kokë më kokë për transferime, por kur ndodh, zakonisht bëhet fjalë për super-talente të rinj.

Pas rasteve si Neymar e Vinicius Junior, tani në qendër të vëmendjes është Kees Smit, mesfushori 19-vjeçar i AZ Alkmaar, që shkëlqeu me Holandën në Kampionatin Evropian U-19 dhe tashmë ka nisur të luajë futboll zyrtar.

Përveç dy gjigantëve spanjollë, interes të madh kanë shfaqur edhe Manchester United dhe Chelsea, por sipas ESPN, ekipi më i vendosur për ta transferuar është Crystal Palace. Arsyeja është e thjeshtë: londinezët presin oferta për yllin e tyre Adam Wharton dhe e shohin Smit si zëvendësuesin ideal.

Ndryshe nga Real dhe Barça, Palace mund t’i garantojë holandezit menjëherë minuta në ekipin e parë, një faktor që mund të peshojë më shumë sesa glamour-i dhe financat e gjigantëve evropianë.

Vetë Smit pak muaj më parë ka pranuar se ka patur interes nga Spanja, por ka theksuar se prioriteti i tij është zhvillimi gradual.

Nëse shkon te Real Madrid, ai do të përballej me konkurrencë ekstreme nga Bellingham, Camavinga, Valverde, Tchouameni e Guler, ndërsa te Barcelona situata është e ngjashme. Kjo e bën Crystal Palace një opsion më realist për zhvillimin e tij, pavarësisht shkëlqimit të ofertave të tjera.