Sllovenia me burgje të mbipopulluara deri në 130 për qind përtej kapacitetit

Burgjet në Slloveni janë të mbipopulluara, teksa aktualisht kapaciteti i burgjeve është tejkaluar duke arritur deri në 130 për qind. Situata më e keqe është në Lubjanë, ku burgjet janë të mbushura deri në 177 për qind, ndërsa më pas vijnë burgjet në Koper dhe Maribor. Të dielën skadon vlefshmëria e dekretit të Qeverisë së […] The post Sllovenia me burgje të mbipopulluara deri në 130 për qind përtej kapacitetit appeared first on Albinfo.

Sllovenia me burgje të mbipopulluara deri në 130 për qind përtej kapacitetit

Burgjet në Slloveni janë të mbipopulluara, teksa aktualisht kapaciteti i burgjeve është tejkaluar duke arritur deri në 130 për qind. Situata më e keqe është në Lubjanë, ku burgjet janë të mbushura deri në 177 për qind, ndërsa më pas vijnë burgjet në Koper dhe Maribor.

Të dielën skadon vlefshmëria e dekretit të Qeverisë së Sllovenisë për kushtet e shtuara të sigurisë për shkak të problemeve me personelin apo hapësirën në burgje.

Në tre muajt e parë u zbatuan dy masa, edhe atë lirimi i përkohshëm nga burgu si dhe punësimi i ish-oficerëve të policisë gjyqësore.

Megjithatë, paralajmërohet se pavarësisht masave, burgjet sllovene janë ende të mbipopulluara.

Pritet që Qeveria e Sllovenisë të vazhdojë rregullat edhe për tre muaj.

Përkundër pezullimit të përkohshëm të dënimit dhe ripunësimit të oficerëve të policisë gjyqësore, kushtet në burgje megjithatë nuk u përmirësuan.

Administrata për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale propozon zgjatjen e vetëm një mase, që është mundësia e punësimit të ish-oficerëve të policisë gjyqësore.

Nuk ka entuziazëm as te të burgosurit, pasi dënimi i tyre është pezulluar përkohësisht dhe duhet të kthehen në burg.

 

 

The post Sllovenia me burgje të mbipopulluara deri në 130 për qind përtej kapacitetit appeared first on Albinfo.