Sondazhi i UBO Consulting: Imri Ahmeti fiton me 58.5% në raundin e parë

Sipas një hulumtimi të realizuar nga UBO Consulting, të cilin e posedon portali ORAinfo dhe që është konfirmuar zyrtarisht nga vet kompania, kryetari aktual i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, pritet të fitojë në raundin e parë të zgjedhjeve të 12 tetorit. Të dhënat e sondazhit tregojnë se Ahmeti gëzon 58.5% të mbështetjes së qytetarëve, […]

Sondazhi i UBO Consulting: Imri Ahmeti fiton me 58.5% në raundin e parë

Sipas një hulumtimi të realizuar nga UBO Consulting, të cilin e posedon portali ORAinfo dhe që është konfirmuar zyrtarisht nga vet kompania, kryetari aktual i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, pritet të fitojë në raundin e parë të zgjedhjeve të 12 tetorit.

Të dhënat e sondazhit tregojnë se Ahmeti gëzon 58.5% të mbështetjes së qytetarëve, duke e pozicionuar atë dukshëm përpara kundërkandidatëve të tij.

Në pjesën e raportit zyrtar të UBO Consulting, që gjendet në posedim të redaksisë sonë, konfirmohet qartë ky rezultat, duke dëshmuar një epërsi të konsiderueshme të LDK-së dhe kandidatit të saj në prag të zgjedhjeve lokale, raporton ORAinfo.

Ky sondazh është realizuar gjatë periudhës së fundit para fushatës përfundimtare, dhe sipas burimeve nga UBO Consulting, metodologjia e përdorur është bazuar në një kampion përfaqësues të qytetarëve të Komunës së Lipjanit. /ORAinfo/