Sopranoja shqiptare, Ana Naqe të shtunën me performancë në Bruksel
Sopranoja shqiptare, Ana Naqe, do të performojë të shtunën në Bruksel, në “Théâtre de La Monnaie”. Krijimi botëror ku Naqe do këndoj rolin principal, rol i shkruar për zërin e saj, është opera “Bovary Premiere”, transmeton albinfo.ch. “Premiera e krijimit botëror të një romani dhe personazhi ikonik me një bashkëpunim të mahnitshëm! Kam lexuar Madame […] The post Sopranoja shqiptare, Ana Naqe të shtunën me performancë në Bruksel appeared first on Albinfo.

Sopranoja shqiptare, Ana Naqe, do të performojë të shtunën në Bruksel, në “Théâtre de La Monnaie”.
Krijimi botëror ku Naqe do këndoj rolin principal, rol i shkruar për zërin e saj, është opera “Bovary Premiere”, transmeton albinfo.ch.
“Premiera e krijimit botëror të një romani dhe personazhi ikonik me një bashkëpunim të mahnitshëm! Kam lexuar Madame Bovary nga Faubert kur isha vajzë e re në kohën e komunizmit në Shqipëri. Babai im më dha këtë libër magjepsës. Që atëherë kam ëndërruar të luaj dhe të interpretoj këtë grua magjepsëse. Sa interesant ky personazh, aq më tepër në këto kohë, që gjinia, identiteti, seksualiteti dhe liria janë tema kaq të rëndësishme”, ka shkruar ajo.
The post Sopranoja shqiptare, Ana Naqe të shtunën me performancë në Bruksel appeared first on Albinfo.