Sot përfundon Forumi Ekonomik në Davos të Zvicrës

Takimi vjetor përfshiu rreth 220 seanca në katër ditë The post Sot përfundon Forumi Ekonomik në Davos të Zvicrës appeared first on Albinfo.

Sot përfundon Forumi Ekonomik në Davos të Zvicrës

Takimi i 55-të vjetor i Forumit Ekonomik Botëror përfundon sot me 15 seancat e fundit në Davos të Zvicrës.

Samiti i Davosit në ditën e fundit do të përfshijë seanca mbi çështje të tilla si zhvillimi global, perspektiva ekonomike globale, infrastruktura digjitale dhe demokracia.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nga distanca mbajti fjalimin e tij të parë të rëndësishëm para liderëve politik dhe të biznesit botëror.

Ai përmendi shumë çështje si katër ditët e para në zyrë, inflacionin global, tarifat e mundshme dhe sloganin “Ta bëjmë Amerikën të madhe përsëri”.

Samiti i Davosit përfshiu seanca mbi çështje të tilla si ekonomitë evropiane dhe indiane, inflacionin global, ndryshimet klimatike në Lindjen e Mesme, rreziqet globale, tregtinë dhe tarifat.

Takimi vjetor përfshiu rreth 220 seanca në katër ditë, transmeton albinfo.ch.

Në këto seanca, folësit ndajnë vlerësimet e tyre për politikat e reja të SHBA-së, fragmentimin që vjen nga dobësimi gradual i bashkëpunimit global, politikat tregtare, inteligjenca artificiale dhe digjitalizimi, transformimi i energjisë së pastër, lufta kundër ndryshimeve klimatike, politikat monetare të bankave qendrore, normat e interesit, si dhe inflacioni.

Takimi vjetor do të përfundojë me fjalët përmbyllëse të presidenti dhe shefit ekzekutiv të Forumit Ekonomik Botëror, Borge Brende.

The post Sot përfundon Forumi Ekonomik në Davos të Zvicrës appeared first on Albinfo.