Specat nga Maqedonia tërhiqen nga tregu në Kroaci për shkak të pesticideve të rrezikshme

Nivele të larta të pesticidit metomil, i cili është i dëmshëm për njerëzit, janë gjetur në specat e kuq të prodhuar në Maqedoninë e Veriut, njoftoi Sistemi Evropian i Sigurisë Ushqimore (RASFF), raportuan mediat rajonale. Sipas njoftimit zyrtar të kësaj organizate, në specat e importuar në Kroaci nga Maqedonia, pas kontrollit të tregut, është konstatuar […] The post Specat nga Maqedonia tërhiqen nga tregu në Kroaci për shkak të pesticideve të rrezikshme appeared first on Albinfo.

Specat nga Maqedonia tërhiqen nga tregu në Kroaci për shkak të pesticideve të rrezikshme

Nivele të larta të pesticidit metomil, i cili është i dëmshëm për njerëzit, janë gjetur në specat e kuq të prodhuar në Maqedoninë e Veriut, njoftoi Sistemi Evropian i Sigurisë Ushqimore (RASFF), raportuan mediat rajonale.

Sipas njoftimit zyrtar të kësaj organizate, në specat e importuar në Kroaci nga Maqedonia, pas kontrollit të tregut, është konstatuar përqindje prej 0.049 mg metomil për kilogram.

Përqindja e lejuar e metomilit është 0.01 mg/kg, dhe meqenëse niveli i gjetur ishte pesë herë më i lartë, u urdhërua tërheqja e produkteve nga tregu i Bashkimit Evropian.

Inspektimi i tregut u krye më 23 shtator, ndërsa njoftimi zyrtar u publikua më 3 tetor.

Metomili është një insekticid karbamati i prezantuar në vitin 1966 dhe është i njohur për toksicitet të lartë ndaj njerëzve dhe kafshëve.

The post Specat nga Maqedonia tërhiqen nga tregu në Kroaci për shkak të pesticideve të rrezikshme appeared first on Albinfo.