Spiropali reagon ndaj deklaratës së ministres serbe: "Monstër që glorifikon krimet"

Spiropali reagon ndaj deklaratës së ministres serbe: "Monstër që glorifikon krimet"

Spiropali denoncon deklaratën e ministres serbe për luftën në Kosovë

Ish-ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, Snežana Paunović, duke e cilësuar atë si të papranueshme dhe fyese për viktimat e luftës në Kosovë.

Spiropali ka theksuar se është e pabesueshme që një ministre e një vendi që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian të shprehë keqardhje për mosvrasjen e "mjaftueshëm fëmijësh, grave, burrave e të moshuarve" gjatë luftës në Kosovë.

Në reagimin e saj, ish-ministra ka deklaruar:

E pabesueshme të dëgjosh nga një ministre e një qeverie të një vendi që aspiron integrimin europian të shprehë pa asnjë drojë keqardhjen se në Kosovë nuk u vranë mjaftueshëm fëmijë, gra, burra e të moshuar.

Zoti e ruajt këtë monstër që duartroket dhe glorifikon krimet.

Ky nuk është mendim politik.

Ky është barbarizëm verbal.

Europa nuk mund ta dëgjojë këtë gjuhë dhe të heshtë.

Kush justifikon ose shpreh keqardhje për krime që nuk u kryen në përmasa edhe më të mëdha, nuk mund të jetë partner i vlerave europiane.

Kosovës nuk ia fali kush Lirinë. Kosova Lirinë e fitoi me gjak.

Është në nderin dhe detyrën e Europës të mbrojë kujtesën e viktimave, që përbën themelin e parimeve mbi të cilat është ndërtuar.

Nëse Serbia rrugën drejt Bashkimit Europian e ka seriozisht, nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj këtij makabriteti verbal që, më së paku, e turpëron, më së shumti ia rrezikon bashkëjetesën paqësore me fqinjët.

Me pak fjalë

Elisa Spiropali ka reaguar ndaj deklaratës së ministres serbe Snežana Paunović, duke e cilësuar atë si një akt që glorifikon krimet e luftës në Kosovë. Ajo ka theksuar se një të tillë qëndrim nuk është i pranueshëm për një vend që aspiron të bëhet anëtar i BE-së.

Personat e përmendur


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.