Starmer bisedë telefonike me Zelenskyn: Ukraina, në rrugë të pakthyeshme drejt NATO-s
Kryeministri britanik, Keir Starmer ka zhvilluar një bisedë telefonike mëngjesin e së premtes me presidentin ukrainas me Volodymyr Zelensky. Sipas Downing Street, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar përsëriti “mbështetjen konkrete të vendit për Ukrainën, për aq kohë sa të nevojitet”. Ai përsëriti edhe njëherë qëndrimin se nuk mund të ketë bisedime për Ukrainën pa pjesëmarrjen [...]Read More...

Kryeministri britanik, Keir Starmer ka zhvilluar një bisedë telefonike mëngjesin e së premtes me presidentin ukrainas me Volodymyr Zelensky.
Sipas Downing Street, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar përsëriti “mbështetjen konkrete të vendit për Ukrainën, për aq kohë sa të nevojitet”. Ai përsëriti edhe njëherë qëndrimin se nuk mund të ketë bisedime për Ukrainën pa pjesëmarrjen e saj në tavolinë.
“Kryeministri përsëriti angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar që Ukraina të jetë në një rrugë të pakthyeshme drejt NATO-s, siç u ra dakord nga aleatët në Samitin e Uashingtonit vitin e kaluar”, thuhet në deklaratë.
Komentet e tij bien ndesh me mesazhet nga Uashingtoni këtë javë, me Donald Trump dhe sekretarin e tij të Mbrojtjes Pete Hegseth që e përshkruan anëtarësimin si jorealiste./abcnews.al