Starmer: Plani i paqes në Gaza “i pamundur” pa Trump, jam krenar për kontributin tonë

Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, ka informuar sot Dhomën e Komunëve në lidhje me armëpushimin në Lindjen e Mesme. Në deklaratën e tij, Starmer u shpreh: “Fjalë që kam pritur prej shumë kohësh t’i them në këtë sallë: pengjet që mbijetuan janë të lira, bombardimet në Gaza kanë ndaluar dhe ndihmat urgjente kanë nisur të [...]Read More...

Starmer: Plani i paqes në Gaza “i pamundur” pa Trump, jam krenar për kontributin tonë

Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, ka informuar sot Dhomën e Komunëve në lidhje me armëpushimin në Lindjen e Mesme.

Në deklaratën e tij, Starmer u shpreh: “Fjalë që kam pritur prej shumë kohësh t’i them në këtë sallë: pengjet që mbijetuan janë të lira, bombardimet në Gaza kanë ndaluar dhe ndihmat urgjente kanë nisur të hyjnë, falë planit të paqes të udhëhequr nga Presidenti Trump.”

Kryeministri e përshkroi këtë zhvillim si një “moment lehtësimi të thellë” për shumë njerëz, ndonëse i zymtësuar nga dhimbja për atë që ka ndodhur më parë.

Ai kërkoi gjithashtu që të hiqen të gjitha kufizimet ndaj ndihmave humanitare.

Starmer konfirmoi se Mbretëria e Bashkuar po vijon të ofrojë ndihmë, përfshirë një kontribut prej 20 milionë paundësh për mbështetjen e furnizimit me ujë, higjienë dhe sanitet.

Duke e lavdëruar rolin e Donald Trumpit, ai theksoi: “Ky është marrëveshja e paqes së tij. Askush nuk duhet të ketë dyshime: asgjë nga kjo nuk do të ishte e mundur pa Presidentin Trump.”

Starmer shtoi se Mbretëria e Bashkuar ka “punuar prapa skenave për muaj me radhë”, së bashku me Shtetet e Bashkuara, vendet arabe dhe ato evropiane, për të arritur marrëveshjen për armëpushim, lirimin e pengjeve, shpërndarjen e ndihmave dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Izraelin, Gazën dhe Bregun Perëndimor.

“Jam krenar për kontributin tonë,” përfundoi Starmer.