Stockholm: Shfaqja e dokumentarit “Sans le Kosovo” në kuadër të muajit të Frankofonisë
Dokumentari është një rrëfim prekës i dedikuar për jetën e mërgimit The post Stockholm: Shfaqja e dokumentarit “Sans le Kosovo” në kuadër të muajit të Frankofonisë appeared first on Albinfo.

Mësohet se dokumentari “Sans le Kosovo” do të shfaqet në kuadër të muajit të Frankofonisë, përcjell albinfo.ch.
Ambasada e Kosovës fton qytetarët të marrin pjesë në shfaqjen e filmit të shkurtër “Pa Kosovën”, nga regjisorja Dea Gjinovci, në kuadër të “Muajit të Frankofonisë”
Vlen të theksohet se dokumentari është një rrëfim prekës i dedikuar babait të regjisores, një shqiptar nga Kosova që jeton në mërgim që nga viti 1972.
Asllan Gjinovci, ish-student i fizikës në Universitetin e Prishtinës, u detyrua të largohej nga vendi pas pjesëmarrjes në protestat studentore të vitit 1968. Mërgimi e mbajti larg atdheut dhe familjes për më shumë se tri dekada.
Shfaqja do të bëhet tek kinemaja Zita ne Birger Jarlsgatan 37 (afër ambasadës), më datë 25 mars, ora 18:00.
Pas shfaqjes së filmit do të pasojë një bashkëbisedim i hapur mbi përvojat e migrimit dhe rrëfimet personale të detyrimit të largimit nga Kosova.
Në këtë kuadër, znj. Safete Binaku do të ndajë përvojën e saj personale – një rrëfim i thellë mbi peripecitë, rreziqet dhe sfidat e ikjes nga lufta.
The post Stockholm: Shfaqja e dokumentarit “Sans le Kosovo” në kuadër të muajit të Frankofonisë appeared first on Albinfo.