Stoilkoviq: Nuk jam njeri i Putinit, jam shërbëtor i popullit serb në Maqedoni

Unë jam serb, si mund të jem njeri tjetër. Gjatë gjithë jetës sime kam qenë shërbëtor i popullit serb në Maqedoni, por mundohem të jem edhe qytetar besnik i Maqedonisë, The post Stoilkoviq: Nuk jam njeri i Putinit, jam shërbëtor i popullit serb në Maqedoni appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Stoilkoviq: Nuk jam njeri i Putinit, jam shërbëtor i popullit serb në Maqedoni

Unë jam serb, si mund të jem njeri tjetër. Gjatë gjithë jetës sime kam qenë shërbëtor i popullit serb në Maqedoni, por mundohem të jem edhe qytetar besnik i Maqedonisë, thotë zëvendëskryeministri dhe ministri i Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq në një intervistë për televizionin Prva të Beogradit. Madje, ai kërkoi të komentonte akuzat se ai është njeri i presidentit rus Vladimir Putin.

Në intervistë, Stoilkoviq thotë se gjëja e parë që ka bërë si ministër ka qenë se ka ngarkuar Institutin për Kërkime Sociologjike-Politike dhe Juridike që të përgatisë një analizë të situatës në të cilën ndodhen pakicat kombëtare në Maqedoni, në mënyrë që të dijë më tej se ku dhe si të lëvizë Qeveria e Maqedonisë në lidhje me këtë çështje.

“Duke qenë se përveç që jam ministër i marrëdhënieve me komunitetet, jam edhe zëvendëskryeministër i Qeverisë, ka të bëjë edhe me aktivitete në fushën e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal. Shpresoj se javën e ardhshme do të organizojmë takim me ministrat dhe kryetarin e Qeverisë së Serbisë, ku do të aranzhojmë pjesëmarrjen e ekonomisë maqedonase në Beograd Expo 2027”, tha Stoilkoviq.

Ai pajtohet me vërejtjen se Maqedonia dhe Serbia nuk kanë çështje të hapura dhe thotë se do të punojë në përmirësimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Do të punoj për vazhdimin e ndërtimit të hekurudhës së shpejtë nga kufiri deri në Selanik. Është një punë e madhe. Ideja është që të mblidhen të gjitha përvojat e mira serbe që i duhen Maqedonisë. Ne gjithashtu kemi nevojë për një Ballkan të Hapur. Ai është me interes të madh për ekonominë maqedonase. Në këtë kuptim, duhet të falënderoj presidentin serb Aleksandar Vuçiq, i cili e kuptoi se ajo që po bëj unë, ajo që po bëjnë serbët në Maqedoni është pozitive, si për serbët ashtu edhe për bashkëpunimin rajonal”, thotë Stoilkoviq në një intervistë për TV Prva.

The post Stoilkoviq: Nuk jam njeri i Putinit, jam shërbëtor i popullit serb në Maqedoni appeared first on Flaka, në çdo lajm... .