Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Stresi, është rikthyer në shtëpinë e famshme. Ai do të qëndrojë për 24 orë me pesë finalistët teksa banorët iu gëzuan arritjes së tij në shtëpi. Teksa Sara, Xuxi e Vullneti qëndronin në pishinë Stresi u përshëndet me dy finalistët, por refuzoi t’ia jap dorën…

Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Stresi, është rikthyer në shtëpinë e famshme.
Ai do të qëndrojë për 24 orë me pesë finalistët teksa banorët iu gëzuan arritjes së tij në shtëpi.
Teksa Sara, Xuxi e Vullneti qëndronin në pishinë Stresi u përshëndet me dy finalistët, por refuzoi t’ia jap dorën Vullnetit.Kjo pasi reperi nga Shqipëria ka qenë kundër tij pas deklaratës që bëri si homoseksual.
I njëjti kishte theksuar javë më parë se komuniteti LGBT prish moralin shoqëror e familjar.
Deklarata e Stresit madje ishte lëshuar edhe në Big Brother, për të zbritur çmimin e madh për 10 mijë euro, gjë që e bëri Xheneta edhe pse Vullneti ka qenë kundër.
Pritet të shihet se si do të jetë qëndrimi i Stresit për 24 orë në Big Brother.