Studentët e Gjuhëve të Huaja në Shkodër bojkotojnë sërish mësimin, vendosin pankarta në ambientet e fakultetit
Studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Shkodër kanë bojkotuar sërish mësimin këtë të enjte, në shenjë solidarizimi me studentët në Tiranë.
Ndërsa mësimi është bojkotuar, studentët po qëndrojnë jashtë ambienteve të fakultetit në shenjë revolte.
Sipas pamjeve, studentët kanë vendosur në ambientet e fakultetit pankarta me imazhe që paraqesin dhunën e ushtruar nga policia ndaj studentëve në Tiranë si dhe thirrje për të bojkotuar mësimin në të gjitha shkollat e vendit.
The post Studentët e Gjuhëve të Huaja në Shkodër bojkotojnë sërish mësimin, vendosin pankarta në ambientet e fakultetit appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



