Studimi: Ndryshimet klimatike intensifikojnë kërcënimin e zjarreve urbane në mbarë botën
Ndryshimet klimatike mund të rrisin rrezikun e zjarreve të qyteteve në mbarë botën në dekadat e ardhshme. Për studimin e kryer nga revista online ‘Nature Cities’, studiuesit ekzaminuan të dhënat e e zjarrit dhe temperaturat maksimale mujore nga mbi 2.800 qytete në 20 vende, duke mbuluar mbi 20 për qind të popullsisë globale. Nëse ngrohja [...]Read More...

Ndryshimet klimatike mund të rrisin rrezikun e zjarreve të qyteteve në mbarë botën në dekadat e ardhshme.
Për studimin e kryer nga revista online ‘Nature Cities’, studiuesit ekzaminuan të dhënat e e zjarrit dhe temperaturat maksimale mujore nga mbi 2.800 qytete në 20 vende, duke mbuluar mbi 20 për qind të popullsisë globale.
Nëse ngrohja globale kalon 4 gradë Celsius, rreth 300 mijë vdekje nga zjarri dhe mbi 1 milion lëndime mund të ndodhin në mbarë botën deri në vitin 2100, por kufizimi i ngrohjes nën 1.5 gradë Celsius mund të reduktojë këto ndikime përgjysmë.
Në një skenar me emetim të lartë, studimi parashikon një rritje prej 22,2 për qind të zjarreve në ambiente të jashtme dhe një rritje prej 11,6 për qind në zjarret e automjeteve deri në vitin 2100, ndërsa zjarret në ndërtesa mund të ulen me 4,6 për qind.
Për çdo rritje prej 1 gradë Celsius në temperaturën e ajrit, zjarret e automjeteve do të rriteshin me 3,3 për qind, ndërsa zjarret në ambiente të jashtme me 6,9 për qind.
Studimi gjithashtu analizoi se ndryshimet klimatike ndikojnë në frekuencën e zjarreve urbane, duke përfshirë ato në ndërtesa, automjete dhe zona të jashtme si deponitë. Lidhja më e fortë midis zjarreve dhe ndryshimeve klimatike u gjet në Zelandën e Re, ku zjarret e qyteteve mund të rriteshin me 40 për qind deri në vitin 2100 me një ngrohje të pazbutur mbi 4 gradë Celsius.