Sulmet e Kievit dhe Moskës sfidojnë armëpushimin e brishtë në Ukrainë

Njoftimi i Kremlinit për bisedën telefonike që Vladimir Putin zhvilloi me presidentin amerikan, Donald Trump, u shfaq në ueb-faqe në orën 20:15, me kohën lokale në Moskë, më 18 mars Putin, tha komunikata, ishte pajtuar me propozimi amerikan për armëpushim për të ndaluar sulmet ruse ndaj infrastrukturës të energjisë të Ukrainës për 30 ditë. Por, edhe para [...]Read More...

Sulmet e Kievit dhe Moskës sfidojnë armëpushimin e brishtë në Ukrainë

Njoftimi i Kremlinit për bisedën telefonike që Vladimir Putin zhvilloi me presidentin amerikan, Donald Trump, u shfaq në ueb-faqe në orën 20:15, me kohën lokale në Moskë, më 18 mars Putin, tha komunikata, ishte pajtuar me propozimi amerikan për armëpushim për të ndaluar sulmet ruse ndaj infrastrukturës të energjisë të Ukrainës për 30 ditë.

Por, edhe para se biseda telefonike të përfundonte, dronët sulmues ishin në qiell.

Pak minuta pas përfundimit të telefonatës, energjia ukrainase dhe caqe të tjera u goditën nga sulmet që vazhduan për orë të tëra. Dy spitale – teknikisht të mbrojtura sipas ligjit ndërkombëtar – u dëmtuan rëndë. Ukraina goditi një kompleks të një tubacioni të naftës në jug të Rusisë.

Një ditë më vonë, më 19 mars, Trump dhe Volodymyr Zelensky zhvilluan bisedë telefonike dhe presidenti ukrainas tha se pranoi propozimin për armëpushim. Por, Zelensky u tha gazetarëve se “gjithçka do të vazhdojë të fluturojë”.

“Nëse rusët përfundimisht nuk do të godasin ndërtesat tona, as ne nuk do t’i godasim të tyret”, tha Zelensky.

Por, ata vazhduan sulmet: Rusia lëshoi më shumë se 170 dronë në Ukrainë në orët e para të 20 marsit. Ukraina përdori dronë me rreze të gjatë veprimi për të sulmuar një bazë ajrore ku bombarduesit rusë me rreze të gjatë veprimi janë të stacionuar dhe raportohet po ashtu se Kievi përdori një raketë me rreze të gjatë veprimi për të goditur edhe një rafineri.