Sulmi izraelit në Doha, Shtëpia e Bardhë: Trump do të takohet me kryeministrin e Katarit!
Shtëpia e Bardhë njoftoi se Donald Trump do të presë kryeministrin e Katarit, Mohammed bin Abdelrahman al-Thani, të mërkurën. Takimi vjen tre ditë pasi Izraeli kreu një sulm ndaj udhëheqësve të lëvizjes islamiste palestineze Hamas, në Doha. I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, do të marrë pjesë në darkë me presidentin e SHBA-së dhe kryeministrin e Katarit. Kryeministri [...]Read More...

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Donald Trump do të presë kryeministrin e Katarit, Mohammed bin Abdelrahman al-Thani, të mërkurën.
Takimi vjen tre ditë pasi Izraeli kreu një sulm ndaj udhëheqësve të lëvizjes islamiste palestineze Hamas, në Doha.
I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, do të marrë pjesë në darkë me presidentin e SHBA-së dhe kryeministrin e Katarit.
Kryeministri i Katarit më herët tha se homologu i tij izraelit, Benjamin Netanyahu duhet të mbajë përgjegjësi pasi sulmet ajrore izraelite në kryeqytetin e Emirateve shënjestruan anëtarët e një ekipi negociator të Hamasit.
“Mendoj se ajo që bëri Netanyahu ishte të vriste çdo shpresë për pengjet që mbeten në Gaza”, tha al-Thani për CNN.
/abcnews.al/