Sulmi ndaj objekteve bërthamore të Iranit/ Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike: Nuk ka rritje të rrezatimit

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tha se deri më tani nuk është regjistruar asnjë rritje e niveleve të rrezatimit jashtë vendeve të synuara pas sulmeve ajrore amerikane në objektet bërthamore të Iranit në Fordow, Isfahan dhe Natanz. “IAEA mund të konfirmojë se pas sulmit në tre objekte bërthamore në Iran – përfshirë Fordow – [...]Read More...

Sulmi ndaj objekteve bërthamore të Iranit/ Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike: Nuk ka rritje të rrezatimit

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tha se deri më tani nuk është regjistruar asnjë rritje e niveleve të rrezatimit jashtë vendeve të synuara pas sulmeve ajrore amerikane në objektet bërthamore të Iranit në Fordow, Isfahan dhe Natanz.

“IAEA mund të konfirmojë se pas sulmit në tre objekte bërthamore në Iran – përfshirë Fordow – deri më tani nuk është raportuar asnjë rritje e niveleve të rrezatimit jashtë vendeve të prekura”, tha agjencia.

Ajo shtoi se do të jap vlerësime shtesë sapo të bëhen të disponueshme më shumë informacione. Në të njëjtën kohë, autoritetet iraniane po përpiqen të sigurojnë publikun, duke thënë se nuk ka rrezik për shëndetin e popullsisë.

Reza Kardan, zëvendësdrejtor i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit dhe kreu i Qendrës Kombëtare për Sigurinë e Sistemeve Bërthamore, tha se “nuk është vërejtur asnjë gjurmë kontaminimi radioaktiv jashtë vendeve të sulmuara”.

“U bënë plane paraprakisht dhe u morën masa për të mbrojtur sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve”, tha Kardan.

“Qytetarët mund të vazhdojnë të jetojnë normalisht në zonat përreth këtyre vendeve pa asnjë shqetësim”, shtoi ai.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, folën me triumf për sulmet, me Trumpin që pohoi se “aftësia bërthamore e Iranit është shkatërruar plotësisht”.

Nëse konfirmohet versioni amerikan se sulmet ishin një “sukses spektakolar ushtarak”, programi bërthamor i Iranit mund të ngadalësohet për muaj ose edhe vite.