Suspendohet arsimtari që dyshohet se puthi nxënësen e mitur

Është suspenduar arsimtari i cili dyshohet se e ka puthur një nxënëse të klasës së shtatë në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Deçan. Kjo u konfirmua për Klankosova .tv nga drejtori i Arsimit në këtë komunë Besnik Hulaj. “Po, është suspenduar. Vendimi është marrë nga unë. Rasti është shumë i ndjeshëm dhe nuk po […]

Suspendohet arsimtari që dyshohet se puthi nxënësen e mitur

Është suspenduar arsimtari i cili dyshohet se e ka puthur një nxënëse të klasës së shtatë në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Deçan.

Kjo u konfirmua për Klankosova .tv nga drejtori i Arsimit në këtë komunë Besnik Hulaj.

“Po, është suspenduar. Vendimi është marrë nga unë. Rasti është shumë i ndjeshëm dhe nuk po dua ta komentoj. Ai tani gjendet në hetuesi”, tha Hulaj.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi, ka thënë se pas ka identifikuar personin në fjalë, me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari me inicialet V.S., është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se e ka kryer veprën penale “Sulm seksual”.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, në një prononcim për Kallxo ka thënë se rasti ka tronditur të gjithë.

“Është një rast që na ka tronditur për nga natyra për shkak të respektit që e kanë pasur banorët për atë mësimdhënës, dhe nuk e di çka ka mundur m’i ndodhë. Mirëpo është rast që na ka tronditur të gjithëve”, ka thënë Ramosaj.