Sveçla i VV-së: Mandati i Ramës rezultoj me një Prishtinë të ngecur
Kandidati për asamblist nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, ka kritikuar qeverisjen aktuale të Komunës së Prishtinës, duke e cilësuar mandatin katërvjeçar të kryetarit Përparim Rama si periudhën më të vështirë për qytetarët e kryeqytetit. Sipas Sveçlës, përballë Vetëvendosjes në zgjedhjet e kaluara u bashkuan të gjitha subjektet tjera politike, gjë që ndikoi në

Kandidati për asamblist nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, ka kritikuar qeverisjen aktuale të Komunës së Prishtinës, duke e cilësuar mandatin katërvjeçar të kryetarit Përparim Rama si periudhën më të vështirë për qytetarët e kryeqytetit.
Sipas Sveçlës, përballë Vetëvendosjes në zgjedhjet e kaluara u bashkuan të gjitha subjektet tjera politike, gjë që ndikoi në rezultatin përfundimtar, por që – siç tha ai – nuk solli zhvillim për Prishtinën.
“Realisht po bëhen katër vite që të gjitha subjektet tjera politike u bashkuan në garë kundër Lëvizjes Vetëvendosje, gjë që rezultoi me fitoren e Përparim Ramës me një diferencë prej votash. Ishin katër vite të rënda për Prishtinën. Unë jam lindur dhe rritur në Prishtinë dhe me bindje të plotë e them që asnjëherë në Prishtinë jeta nuk ka qenë më e rëndë se sa këto katër vite – dhe kjo është si pasojë e keqqeverisjes,” tha Sveçla në “Adresa” në Kanal10.
Ai shtoi se Vetëvendosje do të ofrojë një alternativë të përgjegjshme dhe transparente, duke theksuar se qytetarët e Prishtinës “meritojnë një qeverisje që punon për ta, jo kundër tyre”. /Gazeta10