Sveçla: Kosova do të mbështesë Ukrainën deri në fitoren përfundimtare

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përkujtuar qëndrimin e fortë të popullit ukrainas gjatë tre viteve të fundit, përballë agresionit rus. Ai theksoi se Kosova ka qenë dhe do të mbetet përkrah Ukrainës . Në një postim në Facebook, Sveçla ka theksuar se që nga fillimi i invazionit rus në Ukrainë

Sveçla: Kosova do të mbështesë Ukrainën deri në fitoren përfundimtare

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përkujtuar qëndrimin e fortë të popullit ukrainas gjatë tre viteve të fundit, përballë agresionit rus. Ai theksoi se Kosova ka qenë dhe do të mbetet përkrah Ukrainës .

Në një postim në Facebook, Sveçla ka theksuar se që nga fillimi i invazionit rus në Ukrainë, mbarë bota ka njohur qëndresën dhe rezistencën e popullit ukrainas. “Prej tre vitesh, që nga fillimi i invazionit rus në Ukrainë, mbarë bota njohu qëndresën e palëkundur dhe rezistencën e vazhdueshme të popullit ukrainas për të mos u dorëzuar në asnjë formë përballë regjimit autokratik të Vladimir Putinit,” ka shkruar ai.

Ministri ka thënë se lufta që ka filluar tre vjet më parë me qëllim pushtimin e Ukrainës, nuk ka kërcënuar vetëm Ukrainën, por edhe paqen në mbarë botën.

Sveçla ka theksuar se Kosova është angazhuar aktivisht përkrah Ukrainës dhe kundër agresionit rus. “Politikave të tilla territoriale që i mbanë gjallë regjimi i Putinit, i përgjigjemi me bashkërendim dhe bashkëpunim me shtetet demokratike, që njohin sovranitetin e integritetin territorial të shteteve të pavarura”, ka shkruar ai.

Sveçla ka shtuar se Kosova do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën deri në fitore. “Republika e Kosovës qëndroi për 3 vjet përkrah Ukrainës e kundër Rusisë dhe këtë do ta bëjmë deri në fitoren përfundimtare të saj”.