“Made in Switzerland”: Karburant për avionë pa përdorur lëndë fosile

Një teknologji e zhvilluar në Zvicër po hap një rrugë të re për prodhimin e karburantit të avionëve pa përdorur naftë apo burime të tjera fosile, transmeton albinfo.ch.
Procesi nis me ujin dhe energjinë elektrike të rinovueshme, të cilat përdoren për prodhimin e hidrogjenit të gjelbër. Më pas, hidrogjeni kombinohet me CO₂ të kapur nga ajri ose nga burime biologjike për të krijuar metanol të gjelbër.
Faza kryesore e teknologjisë është një sistem i ri katalitik i zhvilluar nga kompania me bazë në Cyrih, Metafuels, në bashkëpunim me Institutin Paul Scherrer (PSI). Sistemi e shndërron metanolin në karburant të qëndrueshëm për aviacionin (SAF), një lloj vajguri sintetik që mund të përdoret në avionët dhe infrastrukturën ekzistuese.
Procesi, i quajtur “aerobrew”, është patentuar dhe synon të mundësojë uljen e emetimeve në aviacion pa kërkuar domosdoshmërisht avionë apo motorë të rinj./Albinfo.ch
The post “Made in Switzerland”: Karburant për avionë pa përdorur lëndë fosile appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



