Synimet për rritjen e çmimit të rrymës, Bajrami: Për kë po punon Qeveria/ZRrE, a po lulëzon mafia energjetike
Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka reaguar pasi Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike po synon rritjen e çmimit të rrymës. Së fundmi Ymer Fejzullahu nga ZRrE, i është drejtuar qytetarëve me “gjejeni rrymën më lirë dhe blijeni”. Këtë deklaratë Bajrami e ka quajtur tallje me qytetarët , duke shtruar pyetje se
Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka reaguar pasi Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike po synon rritjen e çmimit të rrymës.
Së fundmi Ymer Fejzullahu nga ZRrE, i është drejtuar qytetarëve me “gjejeni rrymën më lirë dhe blijeni”.
Këtë deklaratë Bajrami e ka quajtur tallje me qytetarët , duke shtruar pyetje se apo tallet Qeveria/ZRrE me qytetarët, si dhe apo lulëzon mafia energjetike në Kosovë.
“KEK-u, që është ndërmarrje publike ia shet KESCO-s energjinë me çmim 29.5 euro/MWh, ndërsa çmimi i energjisë në bursën HUPX për nesër asnjë orë nuk bie nën 100 euro/MWh, e ata që më së miri i dinë këto, po tallen me qytetarët sot e çdo ditë. E derisa ZRRE po tallet me qytetarët, qeveritarët nuk kanë nxjerrë asnjë zë për çështjen që do të prekë xhepin e secilit dhe do ta dëmtojë rëndë ekonominë e vendit tonë. Me të vërtetë është tallje me qytetarët deklarata e kryetarit të Bordit të ZRRE-së, sepse është pikërisht çmimi i energjisë elektrike ai me të cilin qytetarët dhe bizneset nuk po pajtohen. E kryetari i Bordit të ZRRE-së paska thënë: “Gjejeni rrymën vetë me lirë dhe blejeni” Por, pyetja është: Ku mund të gjindet më lirë?”.
“KEK-u, që është ndërmarrje publike, ia shet energjinë KESCO-s për 29.5 euro/MËh, ndërsa ekziston një marrëveshje që e detyron KEK-un t’ia shesë të gjithë energjinë e prodhuar KESCO-s, e cila më pas na e shet neve me çmim tashmë të dyfishuar. Pra, këta po tallen me ju dhe me ne, sepse gjetja e energjisë elektrike më lirë sesa nga KESCO është e pamundur sepse asnjë nga operatorë privat të licenuar nga ZRRE-ja nuk mund të marrin energji elektrike nga KEK-u. Blerja nga operatorët privatë do të thotë blerje e energjisë së importuar, e cila në bursën HUPX kushton minimum 100 euro/MËh. Janë dy pyetje që kërkojnë përgjigje të menjëhershme: Për kë po punon Qeveria/ZRRE-ja? A po lulëzon mafia energjetike në Kosovë?”, ka shkruar Bajrami.