Tahiri: Bllokimi i Kuvendit është cenim i sovranitetit, rendit kushtetues dhe demokracisë

Tahiri: Bllokimi i Kuvendit është cenim i sovranitetit, rendit kushtetues dhe demokracisë

Deputeti i Aleancës  Besnik Tahiri, është deklaruar nga foltorja e Kuvendit pas ftesës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për vazhdimin e seancës konstituive.

Tahiri tha se deputetët ndodhen në Kuvend pas ftesës së PDK-së, me qëllim të ushtrimit të një funksioni që, sipas tij, është jetik për Kosovën.

“Ne ndodhemi këtu me ftesë të PDK-së për të ushtruar një funksion që është jetik për Kosovën”, tha Tahiri, njofton Klankosova.tv.

Ai theksoi se sovraniteti i takon qytetarëve dhe institucioneve të zgjedhura, duke e cilësuar bllokimin e punës së Kuvendit si cenim të rendit kushtetues dhe demokracisë.

“Sovraniteti i takon popullit, i takon institucioneve të zgjedhura. Bllokimi i Kuvendit të Kosovës është cenim i sovranitetit, rendit kushtetues dhe demokracisë”, deklaroi ai.

Tahiri tha se deputetët nuk do të lejojnë, në asnjë mënyrë, që sipas tij, të cenohet e drejta e qytetarëve.

“Ne nuk do të lejojmë në asnjë formë, në asnjë mënyrë, që të dhunohet e drejta e qytetarëve”, u shpreh deputeti i Aleancës.


Burimi i lajmit: klankosova.tv
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.