Tahiri: Kurti s’paska guxu me ia kërku Vuçiq’it njohjen de jure
Ish-kryenegocitorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar refuzimin e kryeministrit Albin Kurti për t`u takuar mbrëmë me presidentin serb Aleksander Vuçiq. Ajo ka thënë se në këtë mënyrë Kurti nuk ka guxuar të ia kërkon presidentit të Serbisë njohjen de jure. Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se kryeministri Kurti vazhdimisht është […]
![Tahiri: Kurti s’paska guxu me ia kërku Vuçiq’it njohjen de jure](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/657160-tahiri-kurti-spaska-guxu-me-ia-kerku-vuciqit-njohjen-de-jure.png)
Ish-kryenegocitorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar refuzimin e kryeministrit Albin Kurti për t`u takuar mbrëmë me presidentin serb Aleksander Vuçiq.
Ajo ka thënë se në këtë mënyrë Kurti nuk ka guxuar të ia kërkon presidentit të Serbisë njohjen de jure.
Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se kryeministri Kurti vazhdimisht është duke dështuar në këtë proces.
“Kurti s’paska guxu me ia kerku njohjen de jure Vuciqit – ndersa asociacionin ia paska dhane me dy duar.. deshtim pas deshtimi…”, ka shkruar Tahiri.