Takimi afirmon fitoren e Putin?/ Sotiri: Fituesi më i madh është Rusia. Kievi nuk avancon vetëm me mbështetjen e Brukselit

Ekspertja e sigurisë, Juxhina Sotiri u shpreh për ‘Faqja 4’ se takimi i djeshëm mes Trump dhe Zelenskyt pati fitues më të madh Rusinë. Sipas saj, BE është e limituar në ndihmesën që mund t’i jap Ukrainës dhe se Kievi nuk mund të shkojë larg vetëm me mbështetjen e Brukselit. Sotiri u shpreh se Evropa [...]Read More...

Takimi afirmon fitoren e Putin?/ Sotiri: Fituesi më i madh është Rusia. Kievi nuk avancon vetëm me mbështetjen e Brukselit

Ekspertja e sigurisë, Juxhina Sotiri u shpreh për ‘Faqja 4’ se takimi i djeshëm mes Trump dhe Zelenskyt pati fitues më të madh Rusinë. Sipas saj, BE është e limituar në ndihmesën që mund t’i jap Ukrainës dhe se Kievi nuk mund të shkojë larg vetëm me mbështetjen e Brukselit. Sotiri u shpreh se Evropa ka dështuar në standartizimin e industrisë ushtarake.

“Ai show ishte deri diku i shëmtuar, fituesi më i madh është Rusia dhe kjo u pa që në deklaratat e para të mediave ruse që e quajtën ngjarje historike. Po në të njëjtën mënyrë solidarizimi nga vendet e BE ishte qesharak sepse vazhdoj ta them që përpara një Rusie dhe një lufte 3 vjeçare ku Rusia është agresore, vendet e BE kanë treguar solidaritet dhe show.

Ajo që i jepet Ukrainës është jo vetëm një mungesë vullneti, por edhe e limituar që lidhet me artikullin 5 të traktatit të NATOS. Kjo është një fitore e Rusisë sepse tregon që BE është e paqartë ndaj kursit të veprimeve sepse njëherë flasin për ndihma ekonomike, për trupa. Kievi nuk mund të shkojë larg vetëm me mbështetejn e Brukselit sepes nuk ka marrë masa ekstreme për vendet e  Unionit për të thyer politikat në rast krizash globale ku futet edhe lufta.

Në këtë moment nuk e kemi këtë gjë. Në këtë moment ajo që BE të bëj është e limituar, e gjithë struktura e komand kontrollit të NATOS është në drejtimin e SHBA. E gjithë teknologjia është amerikane dhe Evropa ka dështuar në atë që po flitet në samite, standartizmi i industrisë ushtrake. Kritike janë edhe deklaratat e disa liderve për krijimin e një ushtrie evropiane që duket jorealiste.”

/ abcnews.al